Saturday, February 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKategoria e dytë/ Tërbuni e Veleçiku barazojnë në transferta ndaj Erzenit dhe...

Kategoria e dytë/ Tërbuni e Veleçiku barazojnë në transferta ndaj Erzenit dhe Gramshit

Tërbuni ka dalë me pikë nga trasferta e vështirë e Shijakut. 90 minutat e kësaj përballje kanë regjistruar rezultatin e barabartë 0-0. Pavarësisht përpjekjeve të futbollistëve të Erzenit dhe atyre miq të ardhur nga Puka, kjo sfidë nuk ka dhuruar gola.

Si rrjedhojë, dy ekipet kanë ndarë nga një pikë në këtë përballje. Shijakasit e drejtuar nga trajneri Alert Alcani ka tashmë ka 21 pikë dhe ndodhet në vendin e katërt të renditjes, ndërsa pukjanët kanë 13 pikë dhe mbajnë vendin e shtatë.

Nga ana tjetër edhe sfida e luajtur në Gramsh në mes skuadrës vendase dhe asaj të Veleçikut ka dhuruar 4 gola, por sërish në fund u ka dhënë nga një pikë dy ekipeve.

Ka qenë Jurgen Gjini që ka kaluar në avantazh koplikasit në minutën e 25-të por Adebayo ka barazuar në minutën e 38-të dhe pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 1-1. Në të dytën Gramshi do të kalonte në avantazh me anë të Hasanmi në ’58, por koplikasit nuk heqin dorë nga përpjekjet për të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje dhe si rrjedhojë ia kanë dalë.

Pesë minuta para fundit, ka qenë Arsen Banushaj i cili ka barazuar shifrat dhe gjithçka është mbyllur 2-2. Me këtë pikë, Veleçiku tashmë ka mbërritur në kuotën 13 dhe mban vendin e tetë në renditje, ndërsa Gramshi me 9 pikë mban vendin e nëntë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments