Sot është luajtur edhe java e 12-të e Kategorisë së Parë. Ndeshjet kanë qenë me të vërtetë interesante edhe me rezultate surprizuese. Ku kështu në shtëpinë e vet është ndalur Flamurtari. Duke barazuar në shifrat 2-2 kundër Besëlidhjes. Një pikë me shumë vlera kjo për lezhjanët në luftën për mbijetesë.
Por jo për kuqezinjtë që humbasin rastin për të kaluar në vendin e parë. Vend i parë që mund të ishte i ekipit të Troisit, pasi Dinamo shkaktoi surprizën më të madhe. Kështu kryeqytetasit ranë në Pukë përballë vendasve. Tërbuni mposhti blutë me rezultatin 1-0, ku vendimtar do ishte një gol i Xhebrahimit në minutën e 80-të të ndeshjes.
Ky rezultat i lë pukjanët në vendin e 6-të me 19 pikë. Pozicion që të lë mundësi për të luajtur ndeshjet e “play off” për ngjitjen në Superiore. Në ndeshjet e tjera Korabi dominoi në shifrat 3-0 kundër Tomorit. Duke mbajtur kështu vendin e tretë me 21 pikë. Ndërsa Luzi dhe Apolonia u ndanë në “paqe” mes tyre, me shifrat e takimit që në fund ishin 1-1.
Lushnja mori një fitore që i jep pak frymëmarrje, ku me rezultatin 1-0 mposhti Orikun. Me skuadrën e Orikut u aktivizuan edhr 3 shkodranë, ku si titullarë ishte Tahiraga dhe nga stoli erdhën edhe Shema e Deda. Javën s mbylli edhe dueli Turbina-Burreli, ku cërrikasit fituan me rezultatin 1-0 në një duel direkt për mbijetesën në Kategorinë e Parë.
Endri ÇINARI