Dëshira e madhe e Milanit për të pasur në stol trajnerin aktual të Chelsea-t, Antonio Conte-n vazhdon të jetë prezente, madje pas prezantimit të sponsorit të ri kjo ide është përforcuar edhe më shumë. Sipas “Il Corriere dello Sport”, në të ardhmen pritet të ketë një telefonatë në drejtim të trajnerit italian që është një prej më të mirëve në qarkullim, për ti bërë ofertë zyrtare që sezonin e ardhshëm të jetë në krye të kuqezinjve. Por, ajo që tremb klubin është fakti se pjesëmarrja në Champions është në rrezik të madh dhe kjo mund të sjellë edhe refuzimin nga ana e teknikut.

Aktualisht Milani ka në stol, Gattuson i cili ka sjellë optimizëm në skuadër dhe po mundohet të menaxhojë siç duhet grupin e lojtarëve për ta futur skuadrën në zonën Europiane.