Egnatia do të ketë një mungesë shumë të rëndësishme në ndeshjen e rradhës kundër Vllaznisë, e cila do të zhvillohet të premten në orën 16:45 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në sfidën ndaj Partizanit u ndëshkua me karton të verdhë mesfushori Demir Imeri, i cili ka plotësuar numrin katër të tyre dhe është i detyruar të mungojë në javën e 17-të.

Gjithashtu, te Egnatia sezonin e ka mbyllur sezonin edhe një lojtar tjetër mjaft i rëndësishëm për ta si Bruno Telushi, për shkak dëmtimi, teksa ekipi rrogozhinas vjen në këtë ndeshje me një gjendje jo të mirë psikologjike pas asaj humbje ndaj Partizanit, por do të tentojë t’i marrë shkodranëve qoftë edhe një pikë.

Në fazën e pare, ndeshja e luajtur në Rrogozhinë u mbyll në barazim 1-1, por çfarë do të ndodhë në përballjen e dytë? Në Shkodër presin fitoren për të vazhduar ecurinë drejt objektivave, por për këtë duhet të presim dhe të shohim…

Maringlen Zhivani