Ishte planifkuar të riniste në 1 shkurt, por nëpërmjet një vendimi të marrë ditën e sotme, është vendosur që Kategoria e Parë, të nisë në 25 janar, njësoj me Superioren.
Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga vetë organi më i lartë i futbollit në vend, teksa janë njoftuar të gjitha klubet e së Parës për këtë afrim me 1 javë.
Si pasojë e këtij vendimi, koha për t’u mini-fazën përgatitore, do të jetë më e shkurtër, teksa klubeve iu duhet të ndryshojnë edhe programin e stërvitjes, në rast se kanë bërë, për të marrë ngarkesën e nevojshme, deri në momentin e rifillimit të kampionatit.
Padyshim qe ky ndryshim i kalendarit do t’i vere ne levizje menjehere drejtuesit e ekipeve per te vijuar me tej me procesin stervitor, por edhe per te bere sa me shpejt levizjet ne merkato.