Egnatia do të luajë përballë Teutës ditën e dielë, ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, do të startojë në orën 13:30.

Dy ditë para kësaj sfide ka folur edhe trajneri i Egnatias, Edlir Tetova. Ky i fundit u ndal edhe te ndeshja e Kupës të cilën e fituan 1-0 përballë Laçit, por edhe te ndeshja e ardhshme për kampionat, ajo përballë Teutës.

“Një ndeshje shumë e vlerësuar nga ana e jonë, do kërkojmë maksimumin në ndeshjen e radhës. Ndaj Teutës kemi hasur vështirësi në ndeshjet e mëparshme, por shpresoj që kjo ndeshje të flasë për ne. Fitorja e sfidës në Laç në Kupë tregoi pjekuri te lojtarët. Ata u treguan gjatë 90 minutave të durueshëm.

Normalisht që lodhja ndihet te futbollistët, por shpresojmë që të mos kemi dëmtime në këto ndeshje të ngjeshura. Nuk besoj se do të ketë presion në rast të një rezultati negativ, por do mundohemi të nxjerrim gabimet që bëjmë”, është shprehur Edlir Tetova