Kategoria e Parë luan javën e saj të 16-të, me tre duele të para interesante, të cilat do të luhen në orën 13:00.
Sfida që spikat është ajo mes Flamurtarit dhe Turbinës.

Vlonjatët duan të rikthehen te fitorja dhe të ngjiten përkohësisht në vendin e dytë, i cili i çon direkte në Superiore. Gjithsesi cërrikasit priten mos t’ia bëjnë të lehtë, pasi do të bëjnë çmos që të mbijetojnë.

Në një duel mbijetese, Besëlidhja pret Lushnjën. Të dyja skuadrat ndodhen në zonën e ftohtë dhe tre pikët duket se janë detyrim për të dyja.

Nga ana tjetër, Tomori pret në Berat Tërbunin, në një duel për të arritur zonën “playoff”. Të dyja skuadrat kanë lënë pikë në ndeshjet e fundit dhe kërkojnë mos të humbasin më terren në garën për t’u ngjitur.

NDESHJET:

FLAMURTARI – TURBINA 13:00

BESËLIDHJA – LUSHNJA 13:00

TOMORI – TËRBUNI 13:00