Ardhja e Bekim Balajt te Vllaznia ka shkaktuar nje jehone te madhe jo vetem te opinioni sportiv shkodran qe e ka mirepritur ate, por edhe tek ai shqiptar, qe e konsideron nje goditje shume te rendesishme te kuqebluve ne merkato.

Por nderkohe Balaj te Vllaznia vjen ne gjysem te sezonit dhe si rrjedhoje tashme numrat jane te ndare per lojtaret e tjere dhe pikerisht prej kesaj, 19-ten e preferuar te sulmuesit e mban mbrojtesi Darko Bulatoviç.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se ne kete rikthim te tij ne Shkoder Balaj nuk ka patur pretendime per numrin qe do te mbaje ne fanelle ngaqe edhe numri 9 eshte i zene (e ka Kaina) dhe po ashtu edhe numri 29 (e mban Aralica).

Ne keto rrethana, gazeta “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive meson se Balaj do te mbaje te pakten deri ne fund te ketij sezoni numrin 99 ne fanelle. Ka qene vete ai qe e ka bere kete zgjedhje duke shpresuar qe edhe ky numer t’i sjell fat.

Megjithate, tashme problemi i te gjithe tifozeve shkodrane eshte per ta pare sa me shpejt ne fushen e lojes Bekim Balaj dhe me shume mundesi per disa minuta do te ndodhe ne ndeshjen e fundjaves se ardhshme ndaj Laçit./SHKODRA-SPORT.COM/