Sot, Kategoria Superiore ngre siparin e javës së 11-të me dy ndeshje. Në orën 13:45, Laçi do të sfidojë në shtëpi Dinamon në një sfidë ku do të jetë një përballje e luftuar.

Skuadra kurbinase synon kthesën pas dy rezultateve negative, ndërsa kryeqytetasit kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive pas asaj fitoreje të javës së kaluar ndaj Kastriotit.

Në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet supersfida, Teuta-Vllaznia. Kampionët e Shqipërisë duan me çdo kusht kthesën pasi fitorja u mungon prej 4 ndeshjesh , ndërsa shkodranët synojnë fitoren e tretë radhazi për të qenë në ndjekje të Tiranës dhe Kukësit në krye.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

LAÇI- DINAMO ora 13.45

TEUTA- VLLAZNIA ora 16.45