Carlo Ancelotti ka komentuar formën spektakolare të Modric, duke bërë një krahasim të rëndësishëm dhe duke e larguar atë nga merkatoja.

“Luka do ta përfundojë karrierën e tij te Real Madrid. Nuk e di kur, por kjo është ideja. Ai nuk ka probleme me rinovimin dhe as klubi, gjithçka është mjaft e qartë.

Ai kujdeset shumë për veten dhe nuk ka vuajtur dëmtime të rënda në karrierën e tij. Ai është si Maldini, një legjendë.

Unë e krahasoj atë me Maldinin, ai ka ende për të fituar me “Los Blancos”,” kështu është shprehur tekniku italian për mesfushorin kroat.