Një aventurë e re ka nisur për sulmuesin shkodran Armando Vajushi i cili u transferua në kampionatin rumun, duke u prezantuar me skuadrën e Petrolulit.

Sulmuesi shqiptar që provoi edhe një aventurë jo të suksesshme në Shqipëri me Teuten, transferohet me shpresën që të bëjë një paraqitje të mirë në kampionatin rumun dhe të gjejë hapësira me skuadrën e re.

Ish-sulmuesi i Kombëtares, kishte qëndruar pushim për një kohë relativisht të gjatë. Në janarin e vitit 2019, Vajushi iu bashkua Teutës ndërkohë që në verë u largua dhe deri më tani ka qëndruar pushim.

Petroluli nuk po arrin të ngjitet në Ligën e Parë rumune dhe aktualisht e sheh veten në vendin e tetë, me 10 pikë më pak se Aradi i vendit të parë. Në vendin e dytë e sheh veten Mioveni që ka 6 pikë më shumë se Petroluli.

Vete lojtari shpreson qe tek skuadra e re te rikthehet ne formen e tij me te mire dhe e ka marre me shume seriozitet kete gje por duhet pare vazhdimesia.