Mançester Siti ia doli të shpëtonte me anë të apelimit dënimin për të qenë jashtë Ligës së Kampionëve në dy sezonet e ardhshme, teksa pretendohej se kishte shkelur rregullat e fair play. Kështu, klubi po përgatitet tashmë të rimendojë për merkaton, në mënyrë që organika të jetë edhe më e plotë.

Trajneri Pep Guardiola është vënë në kërkim të një mesfushori duke qenë se David Silva do i japë lamtumirën futbollit. Në qendër të teknikut spanjoll është një talent si Ferran Torres. Mesfushori i Valencias më parë ka qenë edhe në fokusin e Juventusit, por italianët u zbrapsën pas kërkesës së lartë nga ana e klubit të La Liga.

Megjithatë, në këtë rast, Siti ia ka bërë të qartë Valencias se nuk do të shpenzoj më shumë se 35 milionë euro, duke marrë parasysh edhe anën e rënduar financiare të klubeve pas COVID-19. /VipSport/