Mjafton një shkrim i botuar në faqet e “Sporti Shqiptar” dhe në skenë dalë shumë gjëra. Drejtues të klubit shkodran mund të kenë menduar ta largojnë trajnerin Vata në rast humbje në ndeshjen ndaj Dinamos. Por nga ana tjetër, edhe vetë trajneri duket se e kishte patur ndër mend ta bëjë vetë një gjë të tillë duke parë si po shkojnë gjërat.

I pyetur se se ndjehet në këtë situatë, Rudi Vata është përgjigjur kështu për “Shkodra Sport.com”:  “A ndjehem unë I rrezikuar? Të them “jo” gabohem. Të them “po”, nuk jam shumë I sigurtë. Kam dëgjuar që njerëz të ndryshëm mund ta kenë vënë në diskutim të ardhmen time në krye të skuadrës nëse do të humbisnim ndaj Dinamos. E dini të vërtetën.  Edhe unë vetë kam menduar të largohem në rast se do humbisnim. Madje, këtë nuk e kam menduar në pushimin e ndeshjes kur ishim në humbje. E kam menduar para ndeshjes sepse e konsideroja shumë të rëndësishme për të ardhmen time. Madje po ju them edhe këtë tjetrën, kam telefonuar edhe familjen time në Skoci dhe u kam thënë se nuk e di nëse do qëndroj më në Shkodër sepse e ardhmja ime është 50 me 50. Unë jam koshient të them se kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, duhet të hap krahun. Kam ardhur tek Vllaznia të bëj një punë të mirë dhe për këtë po mundohem çdo ditë”. Ai duket shumë i sinqertë në ato çfarë thotë. Stili anglez ka depërtuar thellë në mendjen dhe shpirtin e tij mesa shihet. është i hapur me të gjithë, nuk duket aspak konjuktural dhe me të gjithë kërkon të ndërtojë marëdhënie burrash. Larg firmave formale dhe marëveshje verbale. Ai e sheh vetë situatën, madje e ka patur të qartë edhe se çfarë do kishte bërë nëse gjërat nuk do kishin shkuar ashtu siç duhet në ndeshjen e fundit. Pyetja e zakonshme që lind në këtë rast është: “Çfarë do bënit ju nëse do kishte humbur me Dinamon”? Përgjigja e trajnerit Vata është e drejtëpërdrejtë: “Kisha në plan të ulesha në tavolinë dhe të bisedojë me drejtuesit e klubit. Do t’u thoja. Nga ana profesionale, unë duhet të vazhdoj punën si trajner i Vllaznisë sepse dua t’i çoj deri në fund projektet emia. Nga mungesa e rezultateve, vendosni si të doni. Jam i vetëdijshëm se njerëzit, tifozët, nuk duan t’ia dinë për “vjedhjen” e tre pikëve nga gjyqtarët në ndeshjen e Kuçovës por i bëjnë llogaritë me atë çfarë ka ndodhur deri tani. Unë jam për ndryshimin e gjërave  dhe për ta bërë këtë, duhet kohë megjithëse po e shoh që në vendin tonë, njerëzit nuk kanë shumë dëshirë të mendojnë për ndryshimin e këtij realiteti të futbollit shqiptar. Sa për kontratën, nëse doni ta dini, nuk ka asnjë kusht për prishjen e saj dhe dëmshpërblim. Nuk kam ardhur në Shqipëri për para, por për të bërë më të mirën për Vllazninë”. Fjalët janë thënë nga ana e trajnerit Vata. Ata janë mëse të qarta. Nëse dikush ka menduar edhe ta heqë ose të paktën ka diskutuar për këtë gjë, kjo do të thotë se shumëkush nuk besoj tek projekti “Vata”. A është e drejtë kjo? Përgjigjen më të mirë do ta japë koha dhe rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve.