Kategorisë Superiore më në fund i është ndezur drita jeshile nga ana e qevrisë për të rinisur aty ku e la para përhapjes së Covid-19, që solli edhe shpalljen e gjendjes së pandemisë globale.

Gjithçka shkoi ashtu siç e kishte parashikuar Federata dhe më datë 3 qershor do të luhen ndeshjet e para pas karantinës, që i përkasin javës së 27 të këtij sezoni të Kategorisë Superiore.

Federata Shqiptare e Futbollit ditë më parë pati publikuar oraret e ndeshjeve, por akoma nuk ishte zyrtarizuar gjithçka. Tani që rinisja është një fakt i kryer janë publikuar edhe oraret zyrtare të ndeshjeve të dy javëve të ardhshme. Ashtu siç ishte parashikuar Partizani do të luajë me drita ndeshjen e javës së 27 ndaj Skënderbeut.

Më datë 3 qershor të gjitha përballjet do të luhen në të njëjtin orar. Siç njofton “Super Sport”, platforma zyrtare transmetuese e ndeshjeve të Superiores, të gjitha sfidat e javës së 27 do të luhen në orën 17:00. Në javën e 28 ndryshimin e bën sfida Partizani-Kukësi, që do luhet në orën 20:00. Katër ndeshjet e tjera nisin në orën 17:00. /vipsport/

Java e 27

Bylis – Tirana 17:00

Flamurtari – Vllaznia 17:00

Kukësi – Luftëtari 17:00

Laçi – Teuta 17:00

Partizani – Skënderbeu 20:00

Java e 28

Laçi – Vllaznia 17:00

Luftëtari – Tirana 17:00

Flamurtari – Skënderbeu 17:00

Bylis – Teuta 17:00

Partizani-Kukësi 20:00