Kasemiro është kthyer në një element të rëndësishëm për skuadrën e Real Madrid. Mesfushori ka pasur një kontribut të rëndësishëm në sukseset e ekipit, ndërsa së fundmi ka treguar edhe ditën e debutimit duke rrëfyer se çfarë i ka thënë trajneri Murinjo.

“Ditën e ndeshjes mendova se do luaja për pesë minuta. Nuk do të ndodhte asgjë. Por, para mëngjesit Murinjo më thërret në dhomën e tij. “Kase, hajde në dhomën time”, më tha. Mendova nuk kam bërë asgjë, çfarë kërkon nga unë.

Më tha: “E di që ke luajtur 100 ndeshje me San Paulon”. Më pas pashë në tabelën emrin tim si startues. Ma tregoi dhe më pyeti nëse do startoja sot. E pyeta edhe unë: A do luaj sot? Po, do luash, je i zoti. Merre me qetësi”, rrëfeu Kasemiro për fjalët e Murinjos në ndeshjen e parë me Real Madrid./vipsport/