Sot, Kategoria Superiore mbyll javën e 10-të me dy ndeshjet e fundit të saj.

Në orën 13:45 do të luhen dy takime, ku në stadiumin e qytetit të Laçit, skuadra e Kukësit do të gjejë përballë Egnatian.

Verilindorët synojnë triumfin për të përfituar nga ndalesa e Tiranës dje ndaj Skënderbeut për t’iu afruar bardhebluve në kreun e renditjes me -1 pikë, ndërsa skuadra rrogozhinase kërkon me çdo kusht fitoren, që i mungon prej 4 ndeshjesh.

Dueli tjetër do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, ku Dinamo do të sfidojë Kastriotin.

Të dyja skuadrat vijnë me rezultate pothuajse të njëjta teksa kërkojnë fitoren për të bërë kthesën që në këtë ndeshje.