Dita e sotme është përmbyllësja e javës së 24 të Kategorisë Superiore dhe ajo që do të luhen shumica e ndeshjeve. Tirana i bëri një hapje të jashtëzakonshme me atë fitore të madhe në derbi dhe i hodhi dorezën e Kukësit, që ditën e sotme ka detyrën e vështirë të ruajë ritmin e çmendur të bardhebluve. Djemtë e Duros do të sfidojnë Teutën në Durrës, duke nisur nga ora 17:00 në sfidën më të fortë të ditës së sotme.
Nga ana tjetër Teuta nuk do që të humbë terren për një vend në Europë dhe triumfi ndaj verilindorëve do të ishte një mundësi e artë për të qëndruar brenda objektivave.
Në orën 14:00 do të luhen tre ndeshjet e tjera të kësaj jave. Skënderbeu dhe Vllaznia luajnë duelin direkt për të dalë nga zona e “play-out”. Korçarët janë në vendin e shtatë, vetëm një pikë më shumë se kuqeblutë, që në rast triumfi do e mbanin garën gjallë.
Në të kundërt Skënderbeu do të vijonte ngjitjen dhe pse jo të fillojë të synojë për një vend në eventet europiane. Nga ana Bylisi ka mundësinë të marrë fitoren e parë për vitin 2020 në një ndeshje të lehtë në letër me Flamurtarin në stadiumin “Adush Muça”. Në ndeshjen tjetër Luftëtari do të provojë të ndalë Laçin në Gjirokastër, pas një jave me shumë “dallgë” për shkak të largimit të ish-trajnerit Çoçlli. /vipsport/