Njëri nga lojtarët e ardhur në merkaton e janarit tek Vllaznia është mbrojtësi lezhjan Renato Malota. Ai pritet të jetë një nga pikat më të forta të kuqebluve dhe ndërkohë zbulohet edhe numri që do të mbajë në fanellë. Shtatëlarti i mbrojtjes do të luajë me numrin 13.Vetë lojtari ka zbuluar edhe arsyen që e lidh ngushtë me këtë emër të cilin në fakt e ka mbajtur edhe me skuadrat e tjera të mëparshme.

Ka të bëjë me faktin se këtë numër e ka mbajtur më parë mbrojtësi i shquar italian Alessandro Nesta të cilin e ka patur si idhull që në moshë të vogël dhe është munduar t’i ngjajë sadopak. Tek Vllaznia në fakt e kanë pritur shumë mirë ardhjen e tij dhe shpresojnë që Malota ta justifikojë me paraqitjet e tij në fushën e lojës duke nisur nga ndeshja e së premtes me Kukësin.
© shkodrasport.com

Malota duke pozuar me fanellen me numrin 13 qe do te mbaje tek Vllaznia