Sot, Kategoria Superiore ngre siparin e javës së 12-të me dy ndeshje të orës 16:45. Në stadiumin “AIR Albania” do të zhvillohet takimi Tirana-Kastrioti. Skuadra kryeqytetase pas fitores në fundjavë ndaj Egnatias synon vazhdimësinë e rezultateve pozitive për të mbajtur edhe kreun e klasifikimit.

Ndërsa Kastrioti prej shumë javësh nuk ka korrur një sukses teksa ndodhet në fundin e tabelës. Në po të njëjtin orar, në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet dueli Dinamo-Teuta.

Dinamovitët kërkojnë me çdo kusht që të dalin nga ky moment negativ dhe një fitore ndaj kampionëve aktual të Shqipërisë do të shërbente si një shtysë më shumë drejt kthesës. Ndërsa durrsakët e drejtuar nga Renato Arapi synojnë fitoren që i mungon prej 5 ndeshjesh.

NDESHJET E DITËS SË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

TIRANA- KASTRIOTI 16.45

DINAMO- TEUTA 16.45