Kategoria Superiore do të zbresë sot në fushë për javën e 26 të saj. Në kryeqytet, Tirana do të presë Laçin në orën 17:00, teksa kjo sfidë i është besuar kryesorit Kreshnik Bajramaj. Në Gjirokastër, duke nisur nga ora 14:00 do të zhvillohet dueli mes Luftëtarit dhe Bylisit, ndeshje që i besohet Hermal Llaprës.
Në Durrës, po në orën 14:00 vendasit e Teutës luajnë kundër Flamurtarit. Dueli i “Niko Dovanës” i është besuar arbitrit Orlando Kuka.
Të treja takimet janë të rëndësishme për zonën e Europës dhe atë të ftohtë, teksa sot nuk do të arbitrojë asnjë gjyqtar me stemën e FIFA-s. Dueli i “Air Albania” mes Tiranës dhe Laçit i është besuar një bankieri me profesion.
Kategoria Superiore, 08/03/2020
14:00
Luftëtari – Bylis (Hermal Llapra)
Teuta – Flamurtari (Orlando Kuka)
17:00
Tirana – Laçi (Kreshnik Bajramaj)