Abissnet Superiore” mbyll javën e 15-të dhe në të njëjtën kohë dhe vitin 2022.

Në orën 13:00, Erzeni pret në “Niko Dovana” Bylisin, me të dyja skuadrat që luajnë për dy objektiva të ndryshëm. Shijakasit kërkojnë të surprizojnë këtë sezon dhe të rikthehen sërish te fitorja për të qëndruar në garë për një vend në Kupat Europiane. Nga ana tjetër, ballshiotët po luftojnë për të mbijetuar dhe do të kërkojnë të marrin fitoren e dytë radhazi.

Po në të njëjtën orë, në stadiumin e Kamzës, Kastrioti pret Egnatian. Krutanët e drejtuar nga Ardian Mema duan fitoren e dytë radhazi në mënyrë që të shohin nga Europa, por rrogozhinasit e Duros nuk duan të lëshojnë terren.

Në orën 15:45, Vllaznia pret në Shkodër Teutë. Kuqeblutë kërkojnë të dalin menjëherë nga kriza, teksa durrsakët po kalojnë një formë të mirë me Edi Martinin në stol, teksa po përpiqen të dalin nga zona e ftohtë.

SFIDAT:

ERZENI – BYLISI 13:00

KASTRIOTI – EGNATIA 13:00

VLLAZNIA – TEUTA 15:45