Kategoria Superiore ngre sot siparin e javës së 19-të ose e përkthyer ndryshe javën e parë të fazës së tretë me tre ndeshje interesante dhe të luftuara.
Në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës do të luhet dueli për mbijetesë Kastrioti-Dinamo.
Skuadra krutane kërkon me çdo kusht tre pikët për të qenë ende në garë për mbijetesë, ndërsa blutë e Shkëmbit synojnë fitoren ku i mungon prej dy takimesh.
Në orën 16:45, në stadiumin “AIR Albania” do të zhvillohet ndeshja Tirana-Skënderbeu.
Bardheblutë e kryeqytetit kërkojnë “arratinë” me një fitore ndaj korçarëve.
Ndërsa ekipi i Memellit synon me doemos tre pikët pas dy humbjeve radhazi.
Në po të njëjtin orar spikat takimi i “Elbasan Arena”-s, Teuta-Partizani.
Të dyja ekipet janë në po të njëjtën situatë ku janë të “dënuara” për fitore.