Një tjetër ngjarje e rëndësishme për arbitrimin shqiptar pritet të ndodhë ditën e enjte. Gjyqtari Juxhin Xhaja do të arbitrojë një ndeshje të fazës së grupeve në Conference League. Bëhet fjalë për sfidën midis Villarreal dhe Hapoel Beer Sheva.

Sipas burimeve pranë redaksisë së Oversport, Juxhin Xhaja është zgjedhur që të jetë gjyqtari kryesor i këtij takimi. Ai do të ndihmohet po nga tre gjyqtarë të tjerë nga Shqipëria.

Asisteni i tij i parë do të jetë Nertil Bregasi, ndërsa asisten i dytë Dojanto Myftari. Arbitër i katërt ndërkohë do të jetë Kreshnik Barjamaj. Sfida midis Villarreal dhe Hapoel Beer Sheva do të zhvillohet ditën e enjte në orën 18:45 në kuadër të raundit të pestë të grupeve në Conference League.

Ne fakt ne Shqiperi nuk kane munguar kontestimet herepashere edhe per Xhajen (ndonese me pak se te gjithe), por gjithsesi ne Europe ka marre vleresime shume te mira dhe per kete arsye, UEFA vazhdon t’i besoje ndeshje te rendesishme.