Kjo fundjavë do të jetë e ngjeshur me aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare për atletët e Vllaznisë. Shtatë prej tyre, bashkë edhe me dy trajnerë shkodranë do të përfaqësojnë vendin tonë në gara ndërkombëtare ku do të synojnë një përfaqësim sa më dinjitoz dhe t’i japin Shqipërisë dhe Shkodrës rezultate sa më të mira.

Kështu, 4 atletë të rritur do të marrin pjesë sot në Kampionatin Europian të Shteteve të Vogla që zhvillohet në Maltë. Ata do të jenë pjesë e delegacionit të kombëtares shqiptare dhe bashkë me ta do të jetë edhe trajneri Bruno Rrotani.

Bëhet fjalë për atletin Durjan Idrizaj i cili do të konkurrojë në garën e 110 metrave me pengesa, Franko Burraj që do të konkurrojë në 400 metra dhe atletët Muhamet Çangeli dhe Endri Rakaj që do të konkurrojnë në garën e kërcimit së gjati. Të katër këto sportistë gëzojnë një formë shumë të mirë sportive dhe padyshim që do të tentojnë të futen në zonën e medaljeve.

Madje, Burraj do të tentojë të thyejë sërish rekord kombëtar, këtë herë në garën e 400 metrave. Ashtu siç do te tentoje edhe zenien e vendit te pare dhe marrjen e medaljes se arte ne kete aktivitet./SHKODRA-SPORT.COM/