Luftëtari i Gjirokastrës ka hapur dyert për provimin e lojtarëve të rinj të cilët mund t’i bashkohen këtij ekipi për Kupat e Europës por edhe për sezonin e ri futbollistik.

Ndër ata që kanë shkuar për provë tek kjo skuadër, janë edhe katër futbollistë shkodranë.

Konkretisht prane ekipit jane ofruar 19 vjeçari, ”gjigandi” 192 cm, mesfushori i qendres Sinisha Rajcevic produkt i shkolles shkodrane.

Ai në sezonin e fundit ka qenë i federuar me ekipin e parë të Vllaznisë por duke mos gjetur hapësirat e duhura, është aktivizuar me Vllazninë B.

E njëjta situatë edhe për mbrojtësin shtatëlartë Armenis Kukaj. 20 vjeçari është edhe ai në provë për të bindur trajnerin e ri të skuadrës së Luftëtarit.

Bashkë me këto dy futbollistë, tek Luftëtari janë duke u provuar edhe dy lojtarë të tjerë të dalë nga Akademia Vllaznia.

Bëhet fjalë për Ditmir Ujkaj, 20 vjeç që luan si sulmues krahu i formuar ne akademine italiane te Lumezzanes i cili eshte aktivizuar shume ndeshje me ekipin italian te Aurora Travagliato, si dhe me Veleçikun në sezonin e fundit, ku fale golave te tij ky i fundit doli kampion i kategorise se dyte.

Nje tjeter ardhje eshte edhe Elvis Rustemaj mbrojtesi i djathte shkodran 21 vjecar i aktivizuar me Laçin, Beselidhjen dhe Terbunin e Pukes.
www.shkodrasport.com