Robert Levandovski shfaqet përsëri si shpëtimtari i Bajernit në momentet vendimtare. Sulmuesi polak ka shënuar sot katër gola, të fundit në shtesën e sfidës, për t’i dhënë suksesin 4-3 ekipit të tij ndaj Hertës së Berlinit e për të mos lejuar arratinë e skuadrave të kreut.
Levandovski kaloi Bajernin në avantazh në fundin e pjesës së pare dhe dyfishoi shifrat në fillimin e të dytës. Por miqtë reaguan dhe me Kordoba e Kunja, barazuan shifrat duke rihapur sfidën.
Polaku tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 85-të e mendohej se kjo do u mjaftonte bavarezëv. Megjithatë, Ngakam shënoi përsëri përballë Nojer kur mbetej minuta e 88, duke tronditur ekipi e Flik që ishte mposhtur një javë më parë në kampionat nga Hofenhajm.
Në fund Levandovski si zakonisht mori situatën në dorë dhe në minutën e 92-të fitoi penallti, të cilën e transformoi në gol për të siguruar suskesin 4-3 të skuadrës së tij. /vipsport/