Kategoria Superiore mbylli javën e tetë. Në fushë zbritën dhjetë skuadrat, me Vllazninë që mori një tripikësh me vlerë ndaj Partizanit në “Loro Boriçi”. Kjo javë nuk pati surpriza, me Tiranën që i shënoi tre herë Apolonisë. Fitore me goleadë edhe për Kukësin. Bylis mori tri pikët e para në kampionat, ndërsa Teuta me Laçin u ndanë në paqe.
Nisur nga paraqitjet në fushë, Newsport.al ju paraqet më poshtë edhe formacionin më të mirë të javës. Në portë qëndron Sherri, teksa mbrojtja përbëhet nga katër lojtarë. Gurishta, Selmani, Najdovski dhe Ndreca treguan nivel në prapavijë. Mesfusha me tre shkon për Isaevskin, Bathën dhe Bregun, duke lënë në sulm Muçin, Dilaver dhe Eze. Trajneri me i mirë Thomas Brdaric, që nuk qëndron rastësisht në krye me Vllazninë e tij. Siç shikohet, ne formacionin e javes bejne pjese 4 pjestare te Vllaznise dhe ne fakt e meritojne sepse kane arritur nje tjeter fitore ndaj rivali. Ja kush eshte formacioni me i mire:
Alen Sherri – Laçi mori një barazim me vlera në transfertë ndaj Teutës. Kurbinasit treguan se kanë aty, ndërsa një pikë e fortë është edhe shkodrani Sherri. I mirëvendosur në pozicion, gardiani ndali disa herë goditjet e rrezikshme të durrsakëve duke mbajtur pikën që vlen më shumë për moralin.
Erdenis Gurishta – Kapiteni i Vllaznisë di të udhëheqë skuadrën, duke merituar formacionin e javës. Shkodranët fituan 1-0 me Partizanin, ndërsa një pikë e fortë e prapavijësh është Gurishta. Jo vetëm në mbrojtje por edhe në krahët e sulmit, Gurishta tregoi edhe njëherë nivel të lartë.
Filip Najdovski – Në mbrojtje apo në mesfushë niveli i tij nuk ndryshon. Tirana mori një fitore 3-0 me Apoloninë, me maqedonasin që është konstant në nivelin e tij. Duket se bardheblutë kanë bërë “bingo” me lojtarin polivalent.
Adolf Selmani – Barazimi i Laçit në transfertë vlen edhe prej tij. Djaloshi edhe njëherë tregoi se qëndron mirë në mbrojtje, duke qenë një lojtar me të ardhme edhe për Kombëatren kuqezi.
Edison Ndreca – Fasha e majtë e Bylisit është në dorë të tij. Protagonist në fushë, Ndreca ia doli të shënonte me të tijtë, teksa iu anullua edhe një penallti. Mëngjarashi po tregon javë pas jave se ka cilësi në mendje dhe këmbë, me Dovedan që e ka aktivizuar së fundmi më pranë portës.
Alexabder Isaevski – Vllaznia me meritë kryeson Superligën pas javës së 8. Një ndër zbulimet e sezonit është edhe Isaevski. Lojtari polivalent është i preferuari i Brdaric, teksa me të në fushë Vllaznia ka një marsh më shumë. Edhe sot, tregoi se jo më kot është titullar në Shkodër.
Idi Batha – Fitorja e dytë radhazi dhe goli i dytë radhazi për Bathën. Mesfushori tregon që ka lënë pas problemet e dëmtimeve dhe është rikthyer të jetë protagonist si në sezonin e kaluar. Përveç golit të shënuar, Batha dha edhe assist për Muçin në golin e 3-të duke u bërë kështu një nga më të mirët në fushë e lojës. Në momentin që ai është në formën e tij më të mirë edhe Tirana arrin të funksionojë mjaft mirë në fushën e lojës.
Dejvi Bregu – Teuta e tij nuk fiton sërish, por Bregu kalon në avantazh durrsakët pas 3 mintuash lojë. Një gol me mjaft zgjuarësi, por në fund ky gol nuk kishte shijën e 3 pikëve. Pas kritikave të shumta në drejtim të tij, vlonjati përgjigjet në fushë duke shënuar, por edhe duke qenë një rrezik konstant për mbrojtjen e Laçit.
Ernest Muçi – Assist dhe gol, Ernest Muçi bën gjithçka në fitoren 3-0 që Tirana merr ndaj Apolonisë. Sulmuesi I talentuar ishte në një ditë mjaft të mirë duke trullosur disa herë mbrojtjen fierake. Në fillim assiston për Bathën duke dribluar disa kundërshtarë e më pas e mbyll ndeshjen me gol duke lënë edhe shenjën e tij. Padyshim një nga lojtarët më të talentuar të Tiranës që po rritet nga ndeshja në ndeshje.
Patrick Eze – Dy gola ndaj Skënderbeut e bëjnë padyshim njeriu e ndeshjes. Sulmuesi kukësian duket se ka gjetur formën e tij më të mirë e pas golit në Ballsh, shënon edhe sot një dopietë duke I dhënë kështu fitoren e 5-të Kukësit në kampionat. I pandalshëm sa herë që prek topin dhe golat e shënuar I japin një garanci më shumë trajnerit Gega dhe Kukësit në luftën për titull.
Haris Dilaver – Gol me vlerë 3 pikësh. Në mungesë të Dungës në sulm, Dilaver kishte për detyrë të mbante I vetëm sulmin shkodran. “Zhduket” për shumë minuta, por shfaqet në momentin më deçiziv dhe në kohën e duhur.Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, sulmuesi ndjek mjaft bukur kundërsulmin dhe pas pasimit të Da Silva, del I vetëm përballë Hoxhës dhe nuk gabon. Një gol shton edhe më shumë besimin në Shkodër për të luftuar për titullin kampion që tashmë e shikon vetëm me 19 pikë në vend të parë.
Thomas Brdariç – Vllaznia e tij tashmë nuk është më një suprizë dhe as rastësi. 6 fitore, një barazim dhe një humbje tregojnë qartë se skuadra shkodrane ka hedhur kandidaturën për titullin kampion që mungon prej 20 vitesh në Shkodër. Gjermani e kishte studiuar me detaje Partizanin dhe Vllaznia e domioi përgjatë 90 minutave e në fund u shpërblye duke marrë një fitore minimale 1-0. Një fitore të tillë ndaj një kundërshtari si Partizani nuk është pak e kjo padyshim e bën Brdariç trajnerin më të mirë të javës së 8-të.















