Është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare ish-portieri i njohur korçar Gjergji Kushe. 60-vjeçari gjeti vdekjen pasi u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonte i vetëm në lagjen nr.2 të qytetit të Korçës. Një lajm i hidhur jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por edhe për komunitetin e futbollit.

Policia e Korçës ka gjetur në banesën e 60-vjeçarit një letër lamtumire dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ai mësohet se kishte disa kohë që nuk ka qenë mirë nga ana mendore dhe problemet familjare që ka patur, mund ta kenë detyruar të ndërmarrë një veprim të tillë ditën e sotme. Kushe është një figurë e shquar e futbollit shqiptar me një karrierë të suksesshme, gjatë së cilës ka fituar edhe një titull kampion në vitin 1983 me fanellën e Vllaznisë. Në Shkodër gjatë kohës së kryerjes së shërbimit ushtarak, jo vetëm ka lënë përshtypje të mira si portier por edhe si njeri teksa mbarë shkodranët e kanë vlerësuar dhe respektuar për sinqeritetin e treguar në marëdhëniet me ta. Gazeta “SHKODRA SPORT” i shpreh ngushëllimet familjes për humbjen e njeriut të saj të dashur! I përjetshëm qoftë kujtimi yt kampion!

© shkodrasport.com