Diten e sotme ka nisur grumbullimi i kombetares U17 te volejbollit per te reja, e cila pas pak ditesh do te marre pjese ne nje aktivitet nderkombetar qe do te zhvillohet ne Turqi.

Per momentin kjo kombetare po kryen nje faze seleksionimi te lojtareve me te spikatura te kampionatit shqiptar dhe si rrjedhoje, pjese e ketij seleksionimi jane edhe kater volejbolliste te Vllaznise.

Behet fjale per Paola Gjyshja, Aliçe Gjergji, Gentjana Kodra dhe Adma Mikopuli te cilat jane pjese e ketij seleksionimi. Trajneri i ekipit te te rriturave te Vllaznise Dorian Tafa, duke folur ne lidhje me keto sportiste eshte shprehur:

“Jam shume i bindur se keto sportiste jo vetem do ta kalojne kete faze testuese, por edhe do te jene nje pjese e rendesishme e kombetares U17 ne aktivitetin nderkombetar ku ajo do te marre pjese.

E them kete sepse i njoh mire keto vajza, ua di mire vlerat e tyre dhe besoj se do ta perfaqesojne sa me denjesisht Vllaznine dhe kombetaren shqiptare”./SHKODRA-SPORT.COM/