Lajme te mira nga kampi shkodran. Pas Ardit Hoxhajt, edhe sulmuesi tjeter- Fahrudin Djurdjevic eshte i gatshem per stafin teknik duke filluar qe nga kjo ndeshje.

Ai prej fillimit te kesaj jave eshte stervitur normalisht me grupin dhe si rrjedhoje pritet te jete ne dispozicion per ndeshjen e neserme ndaj Teutes, ndoshta duke nisur nga pankina.

Por nderkohe edhe vete sulmuesi maqedonas duket i lumtur per kete gje. Ai ka postuar ne rrjetet sociale nje foto ku duket nje moment feste bashke me dy shoket e tjere te ekipit, Gurishten e Krujen.

“Kenaqesi”- shkruan Djurdjevic. Vetem kaq. Dhe ne fakt mjafton per te kuptuar se ai deshiron t’u rikthehet sa me shpejt ketyre momenteve te lumtura.

Kujtojme qe sulmuesi i ardhur kete vere te Vllaznia, ka qene protagonisti kryesor i kualifikimit te saj ne turin e dyte te “Conference League” me dy golat e shenuar ne ndeshjen e kthimit ndaj boshnjakeve te Shiroki Brijeg./SHKODRA-SPORT.COM/