Ernest Gjoka do të jetë trajneri i ri i Kamzës. Këtë e ka njoftuar faqja zyrtare e klubit në “Facebook”. Për ish-trajnerin e Vllaznisë së fundmi, bëhet fjalë për një rikthim te kamzalinjtë pasi ai ka qenë edhe më parë trajner i ekipit në sezonin 2011-2012.

Orët e fundit Kamza njoftoi po në faqen e saj zyrtare se ishte pranë akordit me italianin Salvatore Kiulo, por duket se ngjarjet kanë marrë një rrjedhë tjetër.

Ernest Gjoka ka pasur më parë edhe drejtimin e Kukësit, Flamurtarit, Apolonisë dhe Tomorit.

Ne fakt ka kohe qe perflitet per uljen e Gjokes ne pankinen e kesaj skuadre, e cila siç dihet ka qene rivalja e Vllaznise sezonin e kaluar per te mos rene nga kategoria.

Ka patur edhe prej atyre tifozeve shkodrane qe kane menduar se Gjoka ka sabotuar vete punen tek Vllaznia ne menyre qe ajo te binte nga kategoria dhe kesisoj te favorizohej Kamza.