Gjatë orëve të fundit ka pasur spekulime të ndryshme se Xhevahir Sukaj i është ofruar klubit të Tiranës për të luajtur gjatë këtij sezoni.

Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me sulmuesin e njohur shkodran dhe ai e mohoi tërësisht këtë mundësi.

“Nuk ka asnjë shans që unë t’i ofrohem Tiranës. Kjo edhe në respekt të tifozëve të Partizanit. Mendoj se kam qenë pjesë e rëndësishme e klubit të kuq dhe nuk ka kuptim të bëj një veprim të tillë. Nuk është e vërtetë”, ka thënë Sukaj ekskluzivisht për gazetën.

Ne kete menyre duket se ka rene poshte edhe nje hipoteze e tille dhe tashme duhet te shohim se ku do ta vazhdoje karrieren sulmuesi shkodran.

Ai e nisi kete sezon me Laçin por pa kaluar shume kohe me te, per shkak te polemikave me drejtuesit e tij eshte larguar dhe tashme gjendet pa skuadre. Te pakten deri ne janar.