Brendaj kesaj jave kengetari i mirenjohur Bujar Qamili brenda kesaj jave mund te promovoje kengen e re per Vllaznine, me te cilen eshte duke punuar gjate ketyre diteve qe pas kthimit nga Italia.
Nje premtim e ka bere ne emisionin “Sport Show” teksa ka thene: “Kënga është në përfundim e sipër dhe me të gjitha gjasat do të promovohet brenda javës për publikun. Kjo këngë e re e Vllaznisë është krejt ndryshe nga ato të mëparshmet, pasi nuk i kushtohet tërësisht futbollit, por do të ketë një gjithëpërfshirje edhe me sportet e tjerë me traditë të klubit kuqeblu.
Që do të thotë, se kjo këngë fare mirë mund të përdoret edhe në aktivitet e Lojerave me Dorë, Atletikës, Peshëngritjes, Boksit, çiklizmit etj”.
Sipas Mjeshtrit te Madh, kënga e re do të ketë suksesin e duhur, dhe do të qëndrojë si e pranueshme për shumë breza, sepse është ndërtuar për një gjë të tillë, pa emra dhe personazhe të veçantë të sportit shkodran duke u shndërruar në një farë mase si himn i klubit kuqeblu.