Federata Shqiptare e Futbollit është duke mbledhur materiale ose objekte të ndryshme të rëndësishme që i përkasin Loro Boriçit. Institucioni i futbollit ka në plan të ngrejë një muze për legjendën shkodrane të futbollit shqiptar.

Lindur në 4 gusht 1922, duket se 100 vjetori i lindjes së Boriçit ka bërë që FSHF të ngrejë muzeun dhe të përgatisë festimet në Shkodër dhe Tiranë.

Pjesë e Vllaznisë dhe Kombëtares kuqezi, Boriçi drejtoi edhe si trajner i Shqipërinë, teksa fama e tij u hap edhe në Kinë, ku punoi për disa vite si drejtor teknik. Në 25 prill 1984 Loro Boriçi u nda nga jeta në Tiranë.

Emrin e ketij personazhi historik mban prej vitesh edhe stadiumi i Shkodres dhe padyshim qe ky eshte minimumi i respektit qe mund t’i behet nje figure te tille.