Vllaznia arrit një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe përballë Skënderbeut duke u afruar me dy pikë diferencë me Egnatian kryesuese. Trajneri Qatip Osmani u shpreh shumë i lumtur për këtë fitore të skuadrës së tij dhe se beson te titulli kampion.
“Sigurisht që kjo loja që thoni cinike, na dha rezultatin. Prapë dhe sot e fitoi loja defensive. Patëm disa raste, kundërshtari pati raste më të mira. Megjithatë, bravo u qoftë djemve për angazhimin.
Sigurisht, jemi afër, 2 pikë është diferenca. Duhet të sulmojmë dhe vendin e parë.
Me angazhimin e Çobës, na duhej një lojtar i krahut për shpejtësinë.
Barrën më të madhe e kanë lojtarët që kanë luajtur.
Titullin kampion? Jo Qatip Osamni. Nuk jam unë që do e sjellë, por lojtarët. Ne do të bëjmë çmos”, tha Osmani për mediat.