FAQJA E PARE KRYESORENuk u ftua në kombëtare, reagon Jasir Asani: Më mirë mos flas....

Nuk u ftua në kombëtare, reagon Jasir Asani: Më mirë mos flas. Po rri urtë se e di veten!

Jasir Asani ka reaguar menjëherë pasi u la jashtë listës së Kombëtares. Sulmuesi ka postuar në rrjetet sociale.

“Po rri urtë se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më”, shkruan Asani.

Është hera e dytë që trajneri Maran nuk e fton heroin e kualifikimit në Europianin 2024. 31-vjeçari i Esteghlal ndërkohë e ka nisur si duhet sezonin në Iran.

Asani regjistron katër gola dhe dy asistime në tetë ndeshje. Kjo formë gjithsesi nuk ka mjaftuar për ta rikthyer te kuqezinjtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments