Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu ka folur para ndeshjes me Kukësin. Krutanët do udhëtojnë drejt Shkodrës, aty ku nesër në orën 13:45 në “Loro Boriçi” do zhvillohet sfida e javës së 18 me verilindorët.
“Ishte një fitore me vlera ajo ndaj Bylisit rival për t’iu larguar fundit. Na vlejnë shumë tre pikët. Lufta vazhdon me Kukësin sepse është një skuadër e fortë, me vlera, që përforcohet. Luajmë në Shkodër, ku paraqitemi mirë. Më ngrohin rikthimet dhe kjo më jep kurajo se lojtarët do të bëjnë maksimumin.
Kukësi të motivon si skuadër. Kam besim se do dalim me rezultat pozitiv. Të tria rezultatet janë në lojë. Edhe barazimi vlen për ne. Jemi skuadër që luftojmë shumë dhe kam besim se do jemi fitimtar në atë ndeshje. Duhet të vazhdojmë luftën.
9 pikë janë shumë, por ndonjë hap fals do na rëndonte psikologjikisht. Kështu do vazhdojmë të kërkojmë maksimumin deri në realizimin e objektivit”, tha Ndreu.