Një nga emrat që është lidhur me një kalim të mundshëm tek Interi këtë verë është edhe Arthur Melo. Braziliani i Barçës do të ishte një goditje e madhe për zikaltrit, por duket se gjasat që diçka e tillë të ndodhë janë shumë shumë të vogla.

Arthur ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur edhe për interesimin e Interit. Mesfushori është shprehur se ndihet krenar që kërkohet nga një ekip i madh si Inter, por pranon se në mendjen e tij është vetëm Barcelona.

“Për çdo lojtar është krenari që emri yt të lidhet me një klub të madh dhe të njohur siç është Interi, që ka një trajner fantastik dhe një skuadër impresionuese.

Gjithsesi, e vetmja gjë në mendjen time është Barcelona. Ndihem mirë si me ekipin, ashtu edhe me qytetin dhe e them
sinqerisht që mund të vazhdoj këtu për shumë vite.”/telesport/