Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKërkohet nga Interi, Çelsi vendos çmimin përfundimtar për futbollistin

Kërkohet nga Interi, Çelsi vendos çmimin përfundimtar për futbollistin

Antonio Konte dëshiron disa përforcime në merkaton e janarit dhe një nga lojtarët që kërkon tekniku italian është sulmuesi i Çelsit, Olivier Zhiru.

Sulmuesi francez pëlqehet shumë nga Konte, dhe e dëshiron me çdo kusht atë te skuadra që ai drejton. Drejtuesit zikaltër pritet të nisin ofensivën për të plotësuar këtë dëshirë të trajnerit dhe tashmë e kanë të qartë edhe çmimin që kërkon klubi anglez për futbollistin.

Çmimi i vendosur nga Çelsi për Zhiru është 7 milionë paund, çmim ky jo shumë i lartë për arkat e klubit zikaltër.

Francezi nuk është në planet e trajnerit Lampard dhe nëse do të plotësoheshin kërkesat e klubit, atëherë lojtari me shumë mundësi do të largohej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments