Në tribunat e “San Siros” për të parë ndeshjen mes Milanit dhe Napolit, ishte mbrëmjen e djeshme, trajneri Masimiliano Alegri.

Napoli doli nga kjo sfidë sërish pa fitore dhe në Itali janë shtuar zërat, se Alegri mund të marrë drejtimin e klubit “parteneopei”.

Mediave italiane nuk u ka shpëtuar, prania e Alegrit në “San Siro” dhe zërat janë shtuar më shumë teksa është parë duke biseduar me përfaqësuesin e shtypit të klubit napoletan.

De Laurentis duket se diçka po bën gati dhe nuk është aspak çudi të shohim Alegrin në stolin e Napolit. Megjithate duhet pritur se çfare do te ndodhe ne ditet ne vijim.

E ardhmja e Ancelotit ne krye te napolitaneve tashme nuk eshte me e sigurte dhe nuk perjashtohet mundesia qe te behet kjo rrokade ne pankine.