Ndodh edhe keshtu. Pasioni per futbollin e ka detyruar Ervin Alushi te beje “çmendurira”. Nje e tille eshte ajo sesi ka vepruar per te ndertuar fushen e futbollit ku stervit futbollistet e tij te vegjel.

Për të ndjekur pasionin e tij në trajnimin e fëmijëve në futboll, ai ka shkulur pemët frutore të arës se tij dhe pasi i mbjell në vend tjetër, e kthen atë në fushë futbolli.

Djali nga fshati Bardhaj i qytetit të Shkodrës i cili stërvit rreth 40 femijë të grupmoshave të ndryshme të po këtij fshati nën emrin e ekipit “FK Bashkimi”.

Përveç trajnimit ai për femijët është dhe edukator edhe prind, pasi në stërvitje ai merr me vete dhe nje bibliotekë modeste me pak libra duke i venë fëmijet që edhe te lexojnë. Pas çdo dite stërvitore ai i shoqëron fëmijët me furgonin e tij drejt banesave të tyre.

Kete histori te bukur e ka sjelle perpara teleshikuesve edhe stafi i emisionit “Procesi Sportiv” i cili kishte udhetuar drejt Shkodres per t’i bere jehone ketij rasti qe ne fakt ia vlen te evidentohet.