Njëri nga autorët e golave të djeshëm në fitoren 2-0 ndaj Pogradecit në ndeshjen e Kupës, ka qenë mesfushori boshnjak Zinedin Mustedanagiç. I ardhur këtë sezon te Vllaznia ai po luan pak por po shfaqet si golashënues, por edhe si…i ndëshkuar me karton të kuq.

Në ndeshjen Vllaznia- Teuta, Mustedanagiç ka luajtur 15 minuta. Në ndeshjen tjetër, atë ndaj Dinamos luajti 8 minuta por ato i mjaftuan që të të shënonte golin e gjashtë për kuqeblutë.

Historia e tij te Vllaznia është e veçantë sepse në ndeshjen e rradhës pastaj, atë ndaj Kukësit, hyri në fushë në minutën e 60-të por nuk mundi ta mbyllte ndeshjen sepse u ndëshkua në minutat shtesë me karton të kuq.

Nga ana tjetër, pas shlyerjes së dënimit të këtij kartoni në ndeshjen ndaj Tiranës, mesfushori boshnjak u rikthye të luante në ndeshjen e djeshme, atë të Kupës ndaj Pogradecit. U aktivizua në minutën e 57-të dhe arriti të shënonte golin e dytë të këtij takimi, në minutën e 74-të.

Por më parë ai kishte luajtur edhe në ndeshjet e turit të parë të Kupës, konkretisht 55 minuta në ndeshjen e parë ndaj Labërisë dhe në ndeshjen e kthimit, hyri në fushë në minutën e 74-të dhe 6 minta më vonë shënoi gol.

Pra në total, në kampionat ka luajtur në 3 ndeshje 55 minuta dhe ka shënuar 1 gol, ndërsa në Kupë ka luajtur po në 3 ndeshje në 105 minuta dhe ka shënuar dy gola./SHKODRA-SPORT.COM/