Partizani fitoi me shumë vështirësi dhe vetëm në minutat shtesë dje ndaj Teutës. Një trepikësh me vlerë për të kuqtë që i mban ende në lojë për pretendimet e tyre. Tekniku Kërnaja u shfaq i kënaqur për tre pikët në këtë moment të kampionatit pasi fitorja erdhi ndaj një rivali direkt për klasifikimin si Teuta.
Numri 1 i pankinës së Partizanit ndërkohë është ndalur edhe tek ndeshja e rradhës, ajo që do të luajnë ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës ndaj Vllaznisë vendase. në lidhje me këtë përballjee, Kërnaja është shprehur:
“Shansi i fundit për “Final Four” nuk është asnjëherë, ne do të luajmë me Vllazninë si një ndeshje të radhës. Tre pikë vlen Vllaznia, tre pikë vlente Teuta dhe tre pikë vlen edhe Teuta që fituam.
Nuk është se në ndeshjen me Vllazninë do të marrim gjashtë pikë, është edhe ajo tre pikë. Është ndeshja e radhës, të japim maksimumin, do i japim rendimentin e duhur djemve dhe shpresojmë të japin të njëjtin rendiment”, tha Kërnaja.


