Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, ka folur për mediat në prag të takimit ndaj Egnatias, që do të luhet nesër në orën 17:00 dhe do të transmetohet në RTSH 1. Tekniku është i kënaqur me skuadrën pas fitores në Vlorë dhe synon një tjetër trepikësh përballë kampionëve në fuqi.

Gjendja psikologjike e skuadrës pas fitores ndaj Flamurtarit?

Siç e thash edhe përpara ndeshjes me Flamurtarin ekipit i duhej një fitore për të dal nga ngërçi psikologjik që ishte për shkak të rezultateve të njëpasnjëshme të ekipit tonë. Falë zotit arritëm qëllimin tonë të fitonim dhe tani gjendja duket shumë e mirë shumë solide. Ana psikologjike gjatë kësaj jave ka qenë shumë e mirë kemi zhvilluar një stërvitje mjaft të mirë dhe jemi gati për ndeshjen e radhës.

Si e prisni ndeshjen ndaj Egnatias?

Sigurisht që Egnatia është ekipi kampion në fuqi. Është një ndeshje e vështirë, e respektojmë Egnatian por ne do hyjmë të marrim maksimumin, të marrim 3 pikët.

Gjendja e skuadrës në prag të kësaj sfide?

Falë zotit nuk kemi dëmtime, edhe Preka që kishte një problem shëndetësor është i gatshëm. Do bëjmë maksimumin duke dhënë 110% në fushë vetëm kjo është ajo që duhet të japim nesër.

E ardhmja?

Me Presidentin kam folur, flasim përditë, jemi në gjendje korrekte, besoj do të flasim pas dy javësh, të shohim si do të shkojë situata për të vendosur më shumë se ku do të ketë nevojë ekipi.

Dëmtimi i mbrojtësit?

Çipi vinte të luante pas një viti me ne, pati disa minuta të mira por pësoi një dëmtim të rëndë një këputje ligamenti dhe do të qëndrojë jashtë për 6 muaj.

Kote dhe Gudjufi?

Ne përgatisim çdo ndeshje duke pasur parasysh kundërshtarët, menduam që për Flamurtarin të na duheshin tipa të tjerë lojtarët dhe jo Gudjufi e Kote. Për ndeshjen e nesërme janë të gjithë të gatshëm, të dy ata janë pjesë e rëndësishme e ekipit përderisa kanë kontrata afatgjata.

Doumbia bëri 12.5 km, si e vlerësoni?

Të them të drejtën për veç Doumbia kanë qenë edhe 2-3 lojtarë të tjerë që vrapuan mbi 11 km që nuk dua ti përmend të gjithë emrat, prandaj erdhi edhe fitorja. Djemtë dhan maksimumin duke vrapuar gjatë gjithë 90 minutave të ndeshjes. Doumbian e ka vlerësuar klubi nga momenti kur e ka marr.

Për Egnatian nuk kemi çfarë të themi është prej dy vitesh kampione, kanë grupin prej disa vitesh, pikët e dobëta i kemi studiuar dhe i kemi parë, ua kemi treguar edhe djemve.