Thursday, March 5, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKërnaja: Trajnerët rrezikojnë vendet e punës për shkak të arbitrave

Kërnaja: Trajnerët rrezikojnë vendet e punës për shkak të arbitrave

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja foli për mediat pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë ndaj Elbasanit. Tekniku 37-vjeçar, u shfaq i zhgënjyer me ndeshjen e interpretuar nga gjyqtari kryesor Eldorian Hamitin, për të cilin theksoi se u bë protagonist i ndeshjes, kur protagonist dhe aktorë kryesorë duhet të jenë futbollistët.

Ndër të tjera, Kërnaja shtoi se shpreson që në javët e ardhshme të kampionatit, skuadra e tij të mos penalizohet nga vendimet arbitrare. Sakaq, pavarësisht si përfundoi ndeshja, Kërnaja pati fjalë të mira për skuadrën e tij duke vlerësuar shpirtin e lartë të garës që kanë futbollistët e Partizanit.

Zhvilluat një ndeshje shumë të mirë duke krijuar raste, fati nuk ishte me ju kur goditët dy herë shtyllën… Në fund ndeshja vendoset nga një episod si penalltia, sa keq ju vjen për këtë?


Nuk e di nga t’ia nis, kam vetëm fjalët më të mira për djemtë. Luftuan dhe tentuan në çdo mënyrë. Ishte një ndeshje shumë e bukur nga të dy ekipet, por fatkeqësisht arbitri nuk ishte në lartësinë e skuadrave në fushë. Siç e thatë edhe ju, u ndëshkuam nga një episod që të gjithë, si nga televizioni ashtu edhe në stadium, nuk panë kontakt. Unë nuk jam marrë asnjëherë me arbitrat, por më vjen keq që protagonist i ndeshjes u bë një arbitër, kur duhej të ishin lojtarët në fushë.

Si e shpjegoni që edhe Var qëndroi indiferent në këtë rast?


Nuk e di kur hyn VAR-i dhe kur nuk hyn, por këtë do t’ua lë specialistëve përkatës ta sqarojnë. Megjithatë, në rastet kur ne gabojmë, ndëshkohemi. Ndërsa kur arbitrat gabojnë, me ose pa qëllim, nuk ndodh asgjë. Janë klubet që humbin dhe trajnerët që rrezikojnë vendet e punës për shkak të gabimeve të tyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments