Në Kosovë, një klub futbolli, kërkon futbollistë përmes rrjetit social Facebook. KF Ramiz Sadiku ka hapur konkursin për testimin e lojtarëve të rinj dhe këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook. Faqja e klubit në “Facebook” ka njoftuar për hapjen e përgatitjeve të dimrit për futbollistët aktualë, por edhe për të rinj që kanë dëshirë të provohen. Ky ekip ndodhet në vendin e 10-të në ligën e dytë kosovare me 21 pikë.

Në këtë klub kanë nisur karrierën disa lojtarë të njohur shqiptarë si Eros Grezda, Amir Rrahmani dhe Suad Sahiti. Një gjetje origjinale e klubit, të shohim tani sa futbollistë do t’i përgjigjen këtij lajmërimi.