Milani gjendet aktualisht në një udhëkryq të rrezikshëm pasi klubi sakrifikoi thuajse gjithçka këtë sezon duke qëndruar jashtë Europës, ndërsa ndërroi edhe trajner pak javë pas fillimit të kampionatit, por nuk po gjen ende zgjidhjen e problemeve.

Maldini dhe Boban kanë filluar që të vihen që tani në diskutim dhe sipas një ish-kolegu të tyre, kanë pak alternativa në dispozicion.

Andres Guljelminpietro, ish-mesfushori i Milanit në vitin e titullit të paparashikuar 1999, beson se tanimë dy bashkëlojtarët e tij të asaj kohe duhej të bënin hapin e radhës për të kthyer klubin në nivelet e mëparshme dhe duhej të zgjidhnin sa më parë si të vepronin.

“Milani është mësuar të fitojë, jo vetëm të qëndrojë aty lart. Ata janë dy persona të përgatitur dhe shumë inteligjentë, i njoh mirë të dy. Kanë marr përsipër një detyrë të vështirë në një moment të vështirë për klubin në të gjithë nivelet, nuk është e thjeshtë të merrej kjo përgjegjësi.

Uroj që të kthejnë situatën, i kam shumë për zemër këto dy figura dhe e di që po mundohen të bëjnë më të mirën. Shpresoj që edhe klubi të kuptojë se duhet përforcuar skuadra për t’u ngjitur më lart. Interi ka marrë Lukakun duke shpenzuar shumë para, ndoshta sa ka shpenzuar Milani për të gjithë merkaton.

Ose të investojë, ose të bëjnë një punë shumë të madhe si ajo që po bën Igli Tare te Lacio prej 10 vitesh”, tregoi Guljelminpietro “zgjidhjen” e tij. /vipsport/