Për legjendën italiane Luçiano Moxhi, Napoli do të ringrihej si ekip nëse do të merrte Taren si drejtor. Në një prononcim të bërë së fundmi për mediat italiane, ish-drejtori që shkroi historinë me Juventusin, i ka treguar kampionëve në fuqi të Serisë A, formulën e suksesit e cila bazohet te Igli Tare.

“Para se të blija lojtarë të rinj do të punësoja menjëherë një drejtor sportiv. Mendoj se ky është prioriteti i Napolit, ai duhet të punësohet sa më shpejt.

Emrat? Mendoj se ideali është Igli Tare, ishi i Lacios. Po flasim për një profesionist serioz, me personalitet, i mësuar të menaxhonte edhe situatat më të komplikuara.

Tare kishte një karizëm të madh, ai mund të blinte shumë lojtarë të shkëlqyer me çmime të arsyeshme”, tha Moxhi.