Erik ten Hag është kritikuar për trajtimin e tij ndaj Cristiano Ronaldos në Manchester United, me Arturo Vidal që thotë se “tullacët janë të komplikuar”. Mesfushori kilian Vidal ka thënë në transmetimin e tij personal në Twitch: “Ai trajner hyri keq.

Si mund ta largoni Cristiano Ronaldon? Kështu janë këta. Ai ishte golashënuesi më i mirë dhe ai e nxjerr jashtë. Këta tullacët janë shumë të komplikuar.”

Trajneri holandez u afrua në ekip sezonin e kaluar dhe në grupin e lojtarëve ishte ende portguezi i cili vinte nga një supersezon me 24 gola në vitin e tij të parë pas rikthimit te Djajtë e Kuq. Në gjysmën e parë të sezonit nën drejtimin e Ten Hag, Ronaldo luajti vetëm 16 herë mes stolit dhe formacionit titullar duke regjistruar vetëm 3 gola.

Një intervistë e tij ku foli rreth çështjes në klub i dha fund kontratës me United dhe Ronaldo vendosi të bënte më pas kalimin e bujshëm tek Al-Nassr në Arabinë Saudite.