Partizani dhe Tirana do të ndezin javën e gjashtë të Superiores, me derbin e kryeqytetit që do të luhet më 2 tetor, në stadiumin “Air Albaia”. I ftuar në emisionin “Sport News”, me moderatoren Trevisa Tufa, ish-futbollisti i Tiranës, Agustin Kola, foli për këtë derbi dhe gjithashtu për Kombëtaren.

Si e shihni ju sot një derbi dhe si është ta përjetoni nga jashtë?

Mezi e prisnim një javë përpara. E shikoj që dy javë para njerëzit përqendrohen te derbi, me batuta, me gjëra, me të gjitha. Derbi i ka dhënë jetë futbollit tonë.

Ju ka ndodhur ndonjë situatë si ajo me Islandën kur keni qenë pjesë e kombëtares? Dhe ku është presioni më i madh, te Kombëtarja apo te Tirana?

Për një futbollist edhe të luash me çunat e lagjes, përsëri e ke atë ndjenjën e presionit. Po të flasim për ndeshjen e Kombëtares, tifozët kanë të drejtë. Të shikosh ish-shokët e mi, ata thonë e ka fajin Reja, e ka ky, e ka ky. Ne kishim mungesa. Ndalemi te derbi jonë. Derbi jonë ka qenë gjithmonë me presion. Gjatë gjithë javës kishim presion psikologjik vetëm për derbin. Sot kam kënaqësi kur shikoj tifozët dhe i lutem që të fitojë më i miri dhe mos të ketë sherre. Të fitojë më i miri. Unë jam tifoz i Tiranës, kam dhënë gjakun, kam dhënë jetën. Por unë kam qeft ë fitojë më i miri. Vetëm mos të ketë rrëmujë, mos të ketë sherre, mos të ketë gjëra. Edhe tifozët e Kombëtares. Kur dëgjojnë specialistët, thonë që kanë të drejtë.

Derbi është kthyer si pikë kyçe. Mendoni se do të ndikojë edhe këtë vit?

Për mua, si Partizani, si Tirana, si Vllaznia, si Teuta që kanë qenë 5-çja më e mirë që kanë dalë në Kupat e Europës. Derbi pritet. Sepse nëse atëherë, shumë tifozë i kishim nëpër rrethe, nuk vinin dot të na shikonin. Mbaj mend vinin nga Skrapari dhe më shikonin, unë i mbaja te shtëpia ime për të fjetur gjumë, sepse nuk kishin me çfarë të iknin, kurse tani është bërë monopol. Ka më shumë tifozë që vijnë në stadium. Është sikur të ecësh me 200 kile në kurriz. Sportisti mos ta ketë vëmendjen se çfarë thotë tifozi. Mbylli veshët, luaj futboll, të fitojë më i miri.

Pse e ka Tirana të vështirë të ruaj përbërjen?

A iku Ronaldo nga ekipi i tij? A iku Seferi? Kur ishte Seferi dhe Xhixha i binte sikur po luaje 12 me 11 në fushë. E gjithë vëmendja e Seferit u zbulua te Xhixha. Por ekipi është grup. Kjo gjë ka të bëj shumë.

Çfarë ka më shumë Tirana se Partizani dhe e kundërta?

Aty-aty janë. Po t’i shikosh me lojë, aty-aty janë. Vetëm se Partizani është në vend të parë dhe të themi të vërtetën e meriton për atë vend që ka.

Nëse i vendosnim në një peshore Shehin me Kolelën, nga cila anë do të peshonte më tepër?

Trajnerët e botës së huaj janë më profesionistë. Këtu te ne komandojnë presidentët. Ai thotë: vendos unë këtu. I thotë mirupafshim dhe ikën. Duhet presioni që të komandojë trajneri.

Nga cila anë bie më tepër presioni në këtë derbi të parë?

Presioni bie në të dyja palët, por meqë është Partizani në vend të parë, do të ketë më presion.

Kush mendoni se e fiton këtë derbi dhe kush ka më shumë shanse për të fituar titullin kampion?

Derbi është një ndeshje. Ekipet duhet të ruhen nga presionet psikologjike. Dëshira ime është të fitojë Tirana, por edhe nëse fiton Partizani sërish meritë ka. Vetëm nuk dua sherre. Është gjynah ta prishim atë gjë të bukur. Titulli ka kohë sa të duash. Ka ndeshje para. P.sh. ti mundesh dy ndeshje, ai fiton dy dhe ja ku arrite. Ka pikë. Sidomos këto tre-pikëshat janë pak të frikshëm.

Trajneri Reja duhet të largohet tani apo kur t’i përfundojë kontrata?

Për mua Kombëtarja luajti shkëlqyeshëm atë ditë. Ato momentet e fundit nuk duhet të thotë trajneri kthehu. Duhet të kthehesh vetë të mbrohesh. Nuk e kemi atë prurje që kishim në Francë. Kemi çuna me perspektiva. Unë sërish jam për trajner të huaj. Sepse këtu komandojnë të tjerët. Ndërsa të huajt janë profesionistë. Si ai italiani që ka Partizani, edhe Reja. Jo t’i vëmë shqelmin lojtarëve. Hysaj a ishte ai që bashkë me shokë na çuan në Francë? S’kishte faj ai aty te qoshja. Fajin e kishin ata dy mbrojtësit, mund të dilte dhe pak Strakosha. Nuk po flas për ndeshjen me Izraelin. Kishim presion te ajo ndeshje me Islandën.